Zyra e përkthimeve
Irene Boldt-Bregu

Përkthyese e diplomuar dhe e liçensuar për gjuhën shqipe (anëtare në shoqatat BDÜ dhe VbDÜ )

Siguria juaj

Përkthime nga përkthyesja zyrtare e kualifikuar

Si përkthyese zyrtare e kualifikuar dhe me përvojë e një gjuhe disi të rrallë kam kompetencën e duhur në fusha specifike të shumta. Për të garantuar cilësinë e duhur përkthimet i kryej gjithmonë vetë.

Me gjithë dëshirë ju bëj një ofertë për shërbimet e përkthimit që kërkoni. Dokumentet tuaja, sipas dëshirës, mund t’i ngarkoni shpejt dhe në mënyrë të sigurtë nëpërmjet formularit të kontaktit.

Përse të bëni përkthime te unë?

Duke qënë një partnere korrekte dhe kompetente ju shoqëroj në projektet tuaja dhe siguroj që të arrihet një komunikacion i qartë në momentin që janë të nevojshme shërbimet gjuhësore për gjuhën shqipe.

Cilësia e përkthimit

Përkthej çdo dokument me një cilësi shumë të lartë.

Çmime korrekte

Bëj oferta specifike për çdo klient.

Llogaritja e çmimeve bëhet duke u bazuar në dipozitat ligjore gjermane JVEG.

Ofroj shërbime përkthimi në çdo fushë, por sidomos:

Drejtësi

Çertifikata

Mjekësi

Letërsi

Orari i zyrës

Për arsye se gjatë ditës jam e impenjuar me shërbime përkthimi jashtë zyrës, ndodh shpesh që nuk jam e disponueshme brënda orarit të zakonshëm të zyrës. Në këtë rast ju lutem që të lini një mesazh në sekretarinë telefonike ose të përdorni formularin e kon-taktit.

Jam në dispozicionin tuaj për shërbime përkthimi:

Irene Boldt-Bregu (përkthyese e diplomuar)

Përkthimet me shkrim llogariten zakonisht në bazë të rreshtave. Një rresht standart ka 55 takte tastiere (d.m.th. shkronja ose boshllëk mes shkronjave). Përveç çmimit për rresht llogaritet dhe vërtetimi zyrtar (vula e betimit) që kushton 5,10 €. Çmimit i shtohet 19 % MwSt. (TVSH = Tatimi i vlerës së shtuar). Për disa lloje çertifikatash të standartizuara llogaris një çmim të përgjithshëm fiks i cili përfshin vërtetimin zyrtar dhe TVSH-në.

Porositë për përkthimet me gojë llogariten në bazë të orëve. Me orë llogaritet dhe koha e udhëtimit për të shkuar në vendin ku do të kryhet përkthimi. Për porositë e mëdha mund të llogariten çmime ditore fikse.

Kontakt

Keni ndonjë pyetje ose dëshironi të na dërgoni ndonjë dokument? Këtu mund të më kontaktoni në çdo kohë shpejt dhe pa komplikacione.

Të dhënat që dërgohen me këtë formular memorizohen në bazë të dispozitave ligjore aktuale.

Keni nevojë për një përkthyese të gjuhës kroate, boshnjake, serbe ose maqedonase? www.gogass.de